Sport Shqiptar

Agim Ademi intervistohet nga policia, më pas lirohet

Agim Ademi

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim para pak minutash, duke dhënë informacione zyrtare sa i përket lajmeve të ditës së sotme se kryetari i FFK-së, Agim Ademi, është arrestuar.

Policia ka njoftuar se në orët e pasditës e ka intervistuar Ademin dhe më pas me urdhër të prokurorit ai është liruar.

Tutje, theksohet se raportimet e medieve se ndaj tij ka pasur urdhër arrest nuk janë të vërteta dhe se këtij të fundit i është lënë ftesë që të paraqitet në polici.

Njoftimi i plotë:

“Informacion zyrtar – Prishtinë, 21 mars 2023

Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise.

Me respekt, ZIMP”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com