Rozë

Afrona konfirmon ndarjen nga Blero, heq unazën e martesës

Blero dhe Afrona Dika

Ka disa javë që në media është përfolur se Blero dhe Afrona Dika janë ndarë.

Kjo pasi dyshja kanë larguar fotografitë e përbashkëta dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Së fundmi, nga postimet që Afrona ka bërë në Instagram, është vënë re që nuk e mban më unazën e martesës. Unaza ishte simboli i dashurisë me të cilën, ajo krenohej duke e postuar në rrjete sociale.

Ndonëse prej kohësh modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në fotografi gishtin e unazës por tashmë duket se nuk shqetësohet më.

Ndryshe, Blero i pyetur për ndarjen ka thënë se instagramin e tij nuk e menagjon ai, duke I ikur përgjigjesh./SHQIP.com