Rozë

Afrona feston ditëlindjen, Blero betohet që do t’i qëndrojë gjithmonë në krahë

Blero dhe Afrona Dika,

Blogerja e njohur shqiptare, Afrona Dika feston sot ditëlindjen e saj, shkruan SHQIP.com.

Ajo ka pranuar një befasi nga bashkëshorti i saj, Blerim Muharremi një feste të veçante në një nga lokalet e Prishtinës.

Ai po ashtu i ka bërë edhe një dedikim, përmes të cilit tregon dashurinë e madhe dhe përkushtimin ndaj partneres.

“Zemra ime. Të uroj shëndetin suksesin dhe gjithë të mirat e botës ashtu siç e ke zemrën. Çdo ditë mundohem të bëj të lumtur. Në të mirë dhe në të keq të betohem që do të më kesh mua aty për sa më ka dhënë Zoti jetë”, ka shkruar Blero.

Ai më tej, ka vazhduar ta shpreh dashurinë dhe besimin që ka ndaj blogerës.

“Ti je shpirt i bardh dhe njeri me zemrën më të madhe që unë e kam takuar ndonjëherë. Qëndro kështu siç je mos ndrysho kurrë sepse je e përsosur në secilën mënyrë. Jam shumë krenare me ty. Të dua. Urime ditëlindjen”, kanë qenë fjalët e tij.

Blero dhe Afrona ndryshe janë bashkë prej shumë vitesh, gjersa u martuan në vitin 2019./SHQIP.com

Blero ka qenë I martuar më aktoren, Teuta Krasniqi që e kanë edhe një vajzë të quajtur Tara së bashku.

Ndërsa tashmë edhe Teuta është e martuar më një person tjetër që po ashtu ka një vajzë që quhet Kaja./SHQIP.com