Lajme

Afro 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Qendra e COVID-19

4 mijë e 847 raste janë aktive me Coronavirus në Kosovë.

Nga këto shifra Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se në 24 orët e kaluara janë shëruar 1,196 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga Coronavirusi kanë vdekur 3,187.

Ministria po ashtu bën të ditur se janë vaksinuar 45 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë administruar 1,835,156 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë thekson se vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Në apelin drejtuar qytetarëve, MSH-ja ka prezantuar edhe qendrat e vaksinimit.

Në njoftimin e ministrisë po ashtu rekomandohen dozat që duhet të marrin secili qytetar varësisht nga mosha./Shqip.com