Lajme

Afro 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Covid-19

4 mijë e 586 raste janë aktive me Covid-19 në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shëruar gjatë ditës 779 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3,188 persona.

Ministria po ashtu raporton se të vaksinuar në 24 orët e fundit janë dhënë 46 vaksina, ndërsa në total janë administruar 1,835,202.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 28 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Nga 28 pacientët, 3 prej tyre janë në mjekim intensive, njëri në Klinikën Infektive dhe 2 të tjerë në Mjekimin Intensiv Qendror./SHQIP.com