Rozë

Afrim Muqiqi mbetet i bllokuar në kufirin me Austrinë, nuk e lejojnë të kalojë me patentë shofer të Kosovës

Afrim Muqiqi

Këngëtari, Afrim Muçiqi nuk i është lejuar mbrëmë të kalojë në kufirin me Austrinë me patentë shofer të Kosovës.

Në një intervistë për Kana10, Muçiqi është shprehur se kjo i ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

“Unë mbrëmë me familjen time rreth orës 03:00 u pengova të kaloj kufirin me Austrinë, ku policia më ktheu nga kufiri për shkak të pantent-shoferit që për mua ishte një maltretim dhe ofendim si për të gjithë qytetarët”, ka thënë Afrimi.

Tutje, këngëtari ka thënë se rastin do ta paraqesë edhe në Ambasadën e Austrisë në Kosovë.

Afrim Muqiqi

Unë mendoj që është koha e fundit që zyrtarët tonë të Ministrisë së Punëve të Jashtme që ta kontaktojnë ambasadorin e republikës sonë në Austri dhe normalisht që të zgjidhet një herë e përgjithmonë ky problem”, ka shtuar Muçiqi.

Së fundmi si roblem tjetër për kosovarët- çështjen e liberalizimit të vizave e ka përmendur Dua Lipa.

Dua, gjatë fjalimit të dhënë pas marrjes së çmimit, në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët.

Dua Lipa

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, tha ajo./SHQIP.com