Lajme Botë

Afganistani tronditet nga një tjetër tërmet i fortë

Një tërmet i ri ka goditur Afganistanin perëndimor, vetëm pak ditë pas dy lëkundjeve të mëdha në rajon, duke vrarë mbi 1000 njerëz.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti i sotëm ka qenë me magnitudë 6.3 i shkallës rihter, dhe me thellësi prej 6.3 km. Sipas BBC, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.

/Shqip.com