Lajme

Afër katër milionë euro kredi nga BERZH-i për AFK-në, dy prej tyre për mbështetjen e grave sipërmarrëse

Foto ilustruese - Paratë

Afër katër milionë euro kredi janë dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Agjencinë për Financim Në Kosovë.

afër dy milionë euro nga kjo pako financiare është dhënë për mbështetjen e grave sipërmarrëse dhe bizneseve të vogla në Kosovë.

“Afro 2 milionë euro do të ndahen nga pakoja e kredisë për mbështetjen e investimeve nga bizneset e udhëhequra nga gratë. Financimi sigurohet nga BERZH-i, programi Gratë në Biznes, i cili e promovon sipërmarrësinë e grave dhe pjesëmarrjen e tyre në biznes duke ofruar qasje në financa dhe njohuri praktike”, thuhet në njoftimi e AFK-së.

Kurse, dy milionë të tjera janë dhënë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

“Krahas kësaj, 2 milionë euro do t’u jepen hua ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME-ve) në përpjekje për të zgjeruar qasjen në financa për kompanitë private në mbarë vendin. AFK-ja synon të arrijë tek bizneset jashtë kryeqytetit të Prishtinës, në veçanti, dhe të ofrojë financim për klientët e rinj”.

Kredi, ilustrim

Gjatë nënshkrimit të këtij financimi, shefi i BERZH-it për Kosovën, Neil Taylor ka thënë se boshllëqet gjinore prapë janë të mëdha në Kosovë dhe po kufizojnë potencialin ekonomik.

 “Boshllëqet gjinore mbeten shumë të mëdha dhe e kufizojnë potencialin ekonomik të vendit. Me mbështetjen e Suedisë, ne jemi të kënaqur të bashkëpunojmë përsëri me AFK-në si partner për të arritur tek më shumë biznese që udhëhiqen nga gratë, duke u ndihmuar atyre që të zhvillohen dhe ta ndryshojnë status quo-në”.

Programi gratë në Biznes mbështetet nga Qeveria e Suedisë dhe që nga lansimi i tij në Ballkanin Perëndimor, kanë përfituar më shumë se 4800 femra sipërmarrëse./Shqip.com