Lajme

Afër 600 mjekë në Kosovë janë të papunë, prej tyre 42 specialistë

Mjekët

Në Odën e Mjekëve të Kosovës janë regjistruar 598 mjek të papunë, 42 prej tyre janë specialist të fushave të ndryshme.

Kryetari i Odës së Mjekësve, Pleurat Sejdiu ka thënë se kjo gjendje është e papranueshme dhe është për shkak të mungesës së menaxhimit.

“Shembull, spitalet rajonale ankohen se nuk ka gjinekolog e ne kemi më shumë se 11 të papunë, shumë ambulanta të mbyllura, mjek ka të papunë dhe kur qiten duhet të kenë stimulime dhe duhet të respektohet edhe kushti i shërbimit në institucionet shëndetësore kur kryhen specializimet”, ka thënë Sejdiu për RTK.

Sejdiu madje kërkon që të respektohet kushti që pas specializimit profesionistët shëndetësorë të angazhohen në institucionet ku ka nevojë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu

“Kjo është në tavolinë por duhet të monitorohet bordi i specializimeve pse nuk u respektua kushti që pas specializimit mjekët të angazhohen ku ka nevojë”.

Xhemajl Selmani nga Sindikata e Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka thënë se duhet të merren veprime nga ministria për ta ndryshuar situatën.

 “Duhet të ketë një plan zhvillimori cili duhej të ndiqej në etapa që mjekët të mos mbeten pa punë”, tha ai.

Tutje, Selmani ka thënë që ky problem është për shkak se Qeveria nuk e ka prioritet shëndetësinë./Shqip.com