Lajme

Afër 5 mijë veta do të punojnë për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Afër pesë mijë persona do të punojnë për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtatori deri me 16 tetor të vitit 2023.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha së këtë javë ka fillua edhe Java e regjistrimit të popullsisë 2023.

“Afër 5 mijë veta do të punojnë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Sot filloi Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023 dhe konferenca katër ditore REKOS organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për konsultime me palë të interesuara”, shkroi Kurti.

Sipas Kurtit, të dhënat e popullsisë janë të rëndësishme.

“Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen”.

Tutje, Kurti tha se secili qytetar duhet të regjistrohet.

/Shqip.com