Sport Ndërkombëtar

“AFCON” hap dyert – Kameruni fitues i ndeshjes së parë

Fillon kompeticioni më i madh i futbollit në Afrikë.

Pritjes i erdhi fundi.

Kupa e kombeve të Afrikës, apo e njohur shkurt si “AFCON”, ka hapur dyert sot edhe zyrtarish.

Takimi i parë i vuri kundër – Kamerunin dhe Burkina Fason.

Ndonëse me shumë mund, kamerunasit arritën që të dalin fitues, me rezultat minimal 2-1.

Momente nga ceremonia hapëse

Takimin më mirë e nisën mysafirët, të cilët kaluan në epërsi me anë të Sangare, kur po zhvillohej minuta e 24-të.

Teksa u mendua se ndeshja pjesa e parë do përfundote kështu, i të njëjtit mendim nuk ishte edhe Vincent Aboubakar, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-1, në minutën e 40-të.

I njëjti futbollist e dërgoi topin në rrjetë – përsëri nga pika e bardhë, pesë minuta më pas dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Goli i dytë i shënuar nga Kameruni

Deri në fund të takimit, Burkina Faso u mundua me të gjitha forcat për ta përmbsur rezultatin, por nuk i’a arritën qëllimit.

Në Grupin A, përveç këtyre du skuadrave, bëjnë pjesë edhe Cape Verde me Ethipian.

Ky turne fillimisht ishte planifikuar të luhej nga qershori deri në korrik të vitit 2021, por “CAF” njoftoi më 15 janar 2020 se për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë kësaj periudhe, turneu do të zhvillohej nga 9 janari deri më 6 shkurt – 2022

Kampion në fuqi është Algjeria, e cila kishte dalë fituese në vitin 2019. /Shqip.com

Momente nga ceremonia hapëse