Lajme Botë

Afati për largimin amerikan nga Afganistani, ngritet edhe avioni i fundit

Kabul, Afganistan.

Avioni i fundit amerikan në evakuimin e bashkëpunëtorëve të SHBA-së është ngritur nga Kabuli.

Kjo pasi 31 gushti është afati kur SHBA-të do të largohen tërësisht nga Afganistani.

Koha lokale në Kabul për ngritjen e fundit të avionëve amerikanë ishte 11:59 pasdite. 30 gusht, afati i tërheqjes së SHBA ishte 31 gusht.

Por, tash ka dyshime nëse të gjithë amerikanët që dëshironin evakuimin e kanë arritur një gjë të tillë, raporton CNN.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, ka thënë  të hënën se Departamenti besonte se kishte më pak se 250 qytetarë amerikanë që mund të dëshirojnë të largohen nga Afganistani.

Por, të dielën sekretari amerikan, Antony Blinken, ka thënë se përpjekja për evakuim potencial edhe pas 31 gushtit do të vazhdojë.

Ndërkaq, talebanët kanë deklaruar se pas 31 gushtit “s’duan asnjë forcë të huaj”. /Shqip.com