Afati kalimtar në basketboll fillon më një gusht
Publikuar:
(01.07.2022 23:15:43)

Nga një gushti skuadrat kosovare do të mund të bëjnë transferime për sezonin e ardhshëm.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Federata e Basketbollit e Kosovës.
“FBK njofton se afati kalimtar për të gjithë lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë fillon nga 1 deri më 12 gusht 2022”, thuhet në njoftim.
Klubet për regjistrim të lojtarëve vendorë janë të obliguara të plotësojnë formularin FA 2, që u është dërguar në email, kurse për lojtarët e huaj të cilët janë të obliguar të pajisen me LOC.
Pas publikimit të listës për përfundimin e afatit kalimtar klubet janë të obliguara të pastrojnë MAP-in dhe të regjistrojnë lojtarët për edicionin 2022-2023./Shqip.com