Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës: Rreth 3 milionë udhëtarë dhe afro 22 mijë fluturime brenda vitit 2022

Aeroporti "Adem Jashari"

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022, janë realizuar rreth 22 mijë fluturime.

“Përgjatë vitit 2022, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka shërbyer numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë, duke procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti. Në 2022, numri i udhëtarëve ka arritur në 2,994.560 apo 37,31 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak, ndërkaq numri i përgjithshëm i fluturimeve të administruara në ANP ka arritur në 21,842 duke shënuar rritje prej 21,28 për qind, nga viti në vit”, thuhet në njoftimin e ANP-së.

Po ashtu nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës janë bërë të ditura edhe top pesë destinacionet që  kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës.

“Top 5 destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës përfshin vendet si Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar”.

Vendet tjera në listë përfshijnë Suedinë, Italinë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Finlandën, thuhet më tutje në njoftim.

/Shqip.com