Lajme

Aeroporti i Cyrihut rendit Prishtinën ndër vendet me më së shumti fluturime

Ilustrim

Aeroporti i Cyrihut ka renditur Kosovën në listën e shteteve ku janë zhvilluar më së shumti fluturime për në Zvicër.

Aeroporti i Cyrihut ka fluturimet e tij të planifikuara në 194 destinacione, në 69 vende.

Fluturimet më të shpeshta i realizoi në Evropë: Berlin, Londër, Prishtinë, Amsterdam, Vjenë, Frankfurt, Dusseldorf dhe Athinë, shkruan albinfo.ch.

Ilustrim

Sipas “Studying in Sëitzerland”, rrugët më të ngarkuara ndërkombëtare janë Dubai, Singapori, Bangkok, Nju-Jorku dhe Tel-Avivi.

Aeroporti numëroi afro 10 milionë pasagjerë gjithsej për vitin 2021 , që korrespondon me një rritje prej 22,7 % krahasuar me vitin 2020./Shqip.com