Rozë

Adrola Dushi tregon se kush e shtyri që ta marrë vaksinën

Adrola Dushi,

Modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi, është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo në një postim në Instagram ka bërë të ditur se  ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Adrola këtë e ka bërë të ditur me një fotografi të postuar nga qendra e vaksinimit ku shihet me një maskë të zezë me shqiponjën dykrenare.

Ajo ka  theksuar se babai i saj do jetë i lumtur pasi ka vendosur që të bëjë vaksinën.

“Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën”, kanë qenë fjalët e Dushit.

Adrola qëndron në mesin e një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë që kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Pjesa më e madhe e tyre, kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen./SHQIP.com