Rozë

Adrola Dushi bën këtë veprim për Capitalin

Modelja shqiptare Adrola Dushi dhe reperi Capital T ka kohë që përfliten për një lidhje dashurie, ani pse një gjë e tillë është mohuar nga dyshja.

Por, së fundmi veprimi i modeles ndaj reperit la gojëhapur të gjithë. Teksa mbrëmë ka filluar nata e parë e festivalit “Sunny Hill” dhe ka performuar Capital T, nuk mungoi as Adrola e cila qëndronte në zonën Vip.

Tutje ajo ka postuar momente nga performanca e reperit teksa e ka quajtur ‘bishë’.

“Bisha në skenë” u shpreh Adrola karshi reperit.

Ndryshe, Adrola dhe Capitali u përfliten për lidhjen mes tyre që kur modelja ishte protagoniste në klipin e këngës “C’est la vie”./Shqip.com