Sport Ndërkombëtar

Adriano rrezikon, kjo është shuma që ka vënë bast për Interin

Të shtunën luhet finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Manchester Cityt dhe Interit.

Edhe pse për shumicën, kampionët e Premierligës janë favoritë absolut, ndryshe mendon ish-sulmuesi i Interit, Adriano.

Braziliani e ka luajtur një tiketë në bastore për të fituar Interi, ku nga 10 mijë euro synon t’i fitoj 75 mijë.

Basti i Adrianos po konsiderohet si gjuajtje e parave edhe pse vetë sulmuesi beson te ish-skuadra e tij.

/Shqip.com