Sport Ndërkombëtar

Adriano ndahet me gruan 24 ditë pas martesës, arsyeja është e rrallë

Ish-sulmuesi brazilian Adriano, vazhdon të përballet me probleme të shumta.

Së fundmi, më 9 nëntor, Adriano vendosi të martohet me Micaela Mesquita, por kjo martesë mund të shkoj në divorc pas vetëm 24 ditësh.

Sipas të përditshmes “Extra” në Rio De Janerio, shkak për këtë është bërë fitorja e Brazilit përballë Zvicrës, shkruan Shqip.com.

Adriano shkoi në lagjen e tij në për të ndjekur me disa miq këtë sfidë, por suksesi i Brazilit ka bërë që Adriano të kthehet në shtëpi pas dy ditësh.

Kur është rikthyer në shtëpi, Adriano është përballur me zemërimin e bashkëshortes së tij, e cila nuk e ka pritur mirë këtë vonesë duke e përzënë nga shtëpia.

Kaq ka bërë që mediat të flasin për një divorc në kohë rekord. Adriano është i lidhur me Mesquita që nga viti 2015.

Adriano i njohur si “Perandori” ka kaluar probleme të shumta me alkoolin në vitet e fundit.

/Shqip.com