Lajme

Adriana Matoshit i rikthehet tumori në kokë: Mos harroni me dashtë vetën edhe jetën

Deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor në kokë.

Matoshi, e cila me profesion është aktore, përmes një shkrimi të gjatë ka thënë se pas nëntë viteve i është rikthyer sërish sëmundja të cilën e kishte mposhtur njëherë, shkruan Shqip.com.

“Tash, nëntë vite më vonë, duke mos pushu kurrë sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto m’bonën me menu që e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ish rikthy prapë”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Ndër tjerash, ajo shpreson që ta kalojë këtë sfidë me sukses dhe ta jetojë jetën pranë fëmijëve dhe ta vazhdojë rrugëtimin e saj artistik.

Adriana Matoshi

“Me misionin e njëjtë prapë po më duket, me më tregu që koha është tepër e vlefshme edhe duhet me kalu më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tim, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që duhemi pa kushte. Gjithçka dua më shumë”.

“Të mërkurën duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes, mirëpo e di që rrugëtimi im do të vazhdojë, sepsë është shumë i gjatë. Kam shumë qytete të botës pa i parë, shumë skena të filmit pa i shkelë, shumë role pa i luajt, i kam fëmijtë që duhet me i bë të Zot e vetës…”, përfundon Matoshi./Shqip.com