Rozë

Adriana Matoshit i del problem me një “kojshike” për qenin e saj, ndërhyn edhe Policia e Kosovës

Ardiana Matoshi

Aktorja dhe deputetja e njohur, Ardiana Matashi ka treguar se ka problem me një kojshike për shkak të qenit të saj.

Ajo në një postim në Facebook ka theksuar se vajza e saj 9 vjeçare është kërcënuar nga ai se do t’i preje qenin.

“Kojshikja jonë e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjuajtur papuqe, po ashtu çikës time 9 vjeçare i ka thanë që kom me ta pre qenin”, ka shkruar aktorja.

Ajo më tej, ka thënë se në mëngjes është vizituar nga Policinë e Kosovës për rastin.

“Sot, policia na troket në derë edhe ma s’pari thanë lidhne qenin e mandej bisedojmë. Njerëzit kanë mendu që ndonjë Pit Bull a ndonjë qen i rrezikshëm, kur e panë qenin tonë ja nisën me lujt me të edhe na tregun që për të kanë ardh.

Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshëm qeni a njeri që kërcënon me pre e me gjujtë papuqe një qen të vockël që sa ka nisë me shiju jetën e me i bo të lumtur krejt rreth vetes, plus me e bo me vaj e me mërzite qikën 9 vjeçe me asi fjalë të tmerrshme ?”, ka përfunduar Matoshi./SHQIP.com