Rozë

Adriana Matoshi: Unë nuk di të bëj politikë, di të ndihmoj njerëzit

Adriana Matoshi

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi njihet për stilin dhe bukurin që ajo posedon.

Së fundi ajo ka pozuar edhe për kopertinën e revistës ‘Class’, ku më këtë rast ka dhënë edhe një intervistë.

Ajo ka folur për jetën private, karrierën dhe tashmë për hyrjen në politikë.

Ajo është pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, duke thënë për një shtëpi në mal, për natyrën apo për një qetësi.

Më pas, nëna e katër fëmijëve është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë.

“Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth”, ka thënë 42-vjeçarja.

Ajo tha se për momentin nuk ka vendosur të lë dhe për këtë vendos populli.

“Fillimisht, më është dashur t’i mësoj disa terma që nuk i kam ditur e dalëngadalë kam bërë edhe punë të mira. Për momentin nuk kam menduar ta lë, të ardhmen nuk e di, aty vendos populli”, vazhdoi më tej biondja.

Ndryshe, Ardiana ka kohë që është ndarë nga ish i dashuri i saj, Keith./SHQIP.com