Adriana Matoshi reagon për dukjen në Kuvendin e Kosovës, ku mori kritika dhe ofendime të shumta
Deputetja e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjet Vetëvendosje, Adriana Matoshi është parë sot me një stil të veçantë në Kuvend.
Deputetja kishte kombinuar një xhaketë sportive ngjyrë kafe, ndërsa mbi të mbante një pallto me ngjyrë të bardhë, rozë dhe të zezë.
Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta, e madje për këtë veshje mori edhe kritika e ofendime në rrjete sociale.
Ajo ka bërë një reagim në Facebook duke thënë që veshja nuk e bën as deputete më të mirë, e as më të keqe.
“Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht! Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi!”.
Sipas saj, ajo ka pritur që të këtë më shumë mbështetje nga gazetaret dhe se femrat duhet ta mbështesin njëra-tjetrën.
“Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbeshtesin fuqishëm njëra – tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë”.