Rozë

Adriana Matoshi lirohet nga spitali

Adriana Matoshi

Deputetja dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është liruar sot (e martë) nga spitali, pas operimit që kishte ajo për ta larguar tumorin në tru.

Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi, e cila nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Po është liruar sot”, tha ajo për KK duke lënë të nënkuptohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe ngadalë po e merr veten.

Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin i cili iu kthye pas nëntë vjetësh.

Ndryshe, në shenjë solidarizimi me aktoren, të martën është organizuar një ecje në sheshet e Prishtinës.

Një numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë në mbështetje të saj, kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”./SHQIP.com