Rozë

Adriana Matoshi iu reagon ashpër banorëve të BBV që po flasin pas shpine për Arjolën

Ardiana Matoshi, Donald Veshaj dhe Arjola Demiri

Arjola Demiri është njëra ndër personat më të komentuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E gjithë kjo për shkak të debateve që ajo është duke bërë me banorët brenda, e veçanërisht me Donaldin e Einxhel tashme e një javë.

Ndryshe lidhje me këto situate konkurrentët janë duke bërë animet e tyre.

Së fundmi shoqja e saj e ngushtë deputetja, Ardiana Matoshi ka reaguar publikisht ndaj një videoje të Big Brother VIP, ku shfaqen disa nga banorët që flasin për aktoren tropojanë dhe e imitojnë atë.

Matoshi ka thënë së ata po i kanë frikën asaj pasi ajo është fituese.

“Kur të bëhen vogëlushët bashkë për me fole për Arjolën seç më kapë një e qeshur. Ua marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesin. Kënaquni edhe pak zemrat e vogla pastaj ju ftojmë të festojmë për Arjolën. Arjola është fituesja e shumë zemrave të sinqerta e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, ka shkruar Adriana në InsatStory.

Ndërkohë, aktorja dhe deputetja e VV-së në mbishkrimin e videos, gjithashtu i ka bërë një dedikim të shkurtër mikeshës së saj, duke i shkruar: “Arjolë, ti je më e vërteta aty”.

Ndryshe, javë më parë Arjola është surprizuar nga deputetja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kjo ishte befasia e produksionit për banoren ka Tropoja./SHQIP.com