Rozë

Adriana Matoshi ironizon me banorët e “Big Brother VIP”

Aktorja, Adriana Matoshi

Spektakli i njohur “Big Brother VIP” ka tashmë një muaj që ka filluar transmetimin.

Së fundmi aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi përmes rrjeteve sociale ka treguar për publikun se ndjek spektaklin e famshëm në Shqipëri.

Ndërkohë, Monika, Iliri dhe Sabiani janë më të komentuarit e ditës në Big Brother Vip, kjo për faktin se ata po komunikojnë fshehurazi me njëri-tjetrin.

Aktorja Adriana Matoshi ka ironizuar me banorët përmes një postimi në storien e saj në Instagram.

“Qe 25 vjet kam shoqëri edhe kurrë nuk mirrem vesh me sy e me kode. Zot me jep aftësinë e Monikës, Ilirit dhe Sabianit”, ka shkruar ajo.

Të martën është mbajtur spektakli “Big Brother VIP” ku hynë tri banore të reja: Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira.

Ndërkohë këtë vit, moderatorja, Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota./SHQIP.com