Rozë

Adriana Matoshi flet për herë të parë pas ndarjes me Keith: Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën

Ardiana Matoshi me të dashurin, Keith

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, disa muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin Keith Groeneveld.

Ndarjen e kanë konfirmuar të dy, ku Keith edhe kishte dhënë një deklaratë dhe mes shumë gjërash tha se ruan respekt të madh për Matoshin.

Ndërkaq, aktorja ka folur për herë të parë për ndarjen në një intervistë për ATV.

Ajo thekson se Keith i ka qëndruar pranë tejet shumë gjatë operacionit, por edhe më përpara.

“Jeta është kështu, duhet ta pranosh çdo gjë si rrjedh gjatë jetës. Është e vërtetë Keith më ka ndenjur shumë afër gjatë operacionit, më ka shikuar shumë. Edhe kur kam qenë keq, edhe përpara kur kam qenë mirë. Jam falënderuese deri në qiell”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo shton po ashtu se njëra nga arsyet ishte saktësisht mosha, pasi Groeneveld ishte shumë më i ri se aktorja dhe se duhej të ecte përpara e po ashtu edhe të krijonte familje, për të cilën aktorja thotë se nuk ishte e gatshme.

“Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë. Ka shumë arsye brenda përse. Mund të them shlirë nëse unë kisha qenë egoiste unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje. E ndjej shpirtërisht që jam te Keith dhe Keith është te unë”, tha artistja e njohur.

Adriana është aktore mjaft e suksesshme në Kosovë, ajo po ashtu është nënë e katër fëmijëve nga një marrëdhënie e mëparshme.