Lajme

Adriana Matoshi e kalon me sukses operimin

Deputetja dhe artistja, Adriana Matoshi.

Deputetja dhe artistja, Adriana Matoshi e ka përfunduar me sukses operacionin.

Këtë lajm e kumtuan shumë familjarë e miq të saj nëpër rrjetet sociale.

Matoshi të hënën kishte shkruar se i është rikthyer tumori pas nëntë viteve.

Artistja dhe deputetja, Adriana Matoshi.

Ka treguar se do të operohet dhe është ndërmjet “jetë e vdekjes”.

Po ashtu, të martën ishte organizuar edhe një marsh si solidarizim për të.

Por, gjithçka ka kaluar tashmë – raportohet se gjendja e saj është stabile. /Shqip.com