Rozë Ndërkombëtar

Adriana Lima bëhet nënë për herë të tretë

Modelja bukuroshe e Victoria Secret nga Brazili, Adriana Lima ka dhënë një lajm të ëmbël për të gjithë fansat e saj.

Ajo si duket është bërë sërish nënë. 41-vjeçarja ka sjellë në jetë djalin e saj, të cilin ka vendosur që ta quajë Cyan, ky emër inspirim nga ujërat e kthjellura të Bora Bora dhe Maldives.

Lajmin për lindjen e djalit Lima e dha përmes një fotoje të postuar ne Instagramin e saj.

Ajo po ashtu ka dhe dy vajza të tjera, Sienna dhe Valentina. /SHQIP.com