Lajme Botë

Adoleshentja sulmon me thikë shokun e klasës në Gjermani

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Gjermani. Një adoleshente raportohet se ka goditur me thikë shokun e klasës.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në rajonin Cuxhaven të Saksonisë së Ulët. Nxënësi është dërguar në spital me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa adoleshentja është arrestuar.

Sipas Bild, ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

/Shqip.com