Sport Ndërkombëtar

Adoleshentja nga Kanada e siguron çerekfinalen në “French Open”

Leylah Fernandez

Është vetëm 19-të vjeçare – por nuk e pengoi që të kualifikohet në çerekfinale të “French Open”.

Leylah Fernandez është kualifikuar në mesin tetë tenisteve më të mira – në këtë kompeticion, pasi e ka mpsoshtur Amanda Anisimova me rezultat 6-3 4-6 6-3.

Për adoleshenten nga Kanada ky është një hap tejet i madh në karrierë dhe një sinjal që ka potencial të madh në supe.

Ajo do të përballet me Martina Trevisan të Italisë për një vend në gjysmëfinale pas fitores së Trevisan-it kundër Aliaksandra Sasnovich.

Fernandez renditet e 17-të në ranglisten botërorë në këtë sport, teksa mund të ketë ngritje nëse e vazhdon rrugëtimin në “French Open” edhe më gjatë. /Shqip.com