Lajme

Adnan Rrustemi kandidat i VV-së për kryetar të Lipjanit

Kandidati i VV-së për kryetar të Rrustemi, Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Lipjanit.

Kjo është kumtuar nga dega e VV-së në Lipjan, të shtunën.

Në kumtesë thuhet se kandidatura e Rrustemit është vendosur pas votimit të mbajtur në strukturat e Qendrës.

“Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë deputeti Adnan Rrustemi më të cilin me 17 tetor do t’i japim Lipjanit një kryetar të përgatitur e të përkushtuar”, thuhet në njoftim.

Lipjani aktualisht drejtohet nga Imri Ahmeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit doli e para në Lipjan. /Shqip.com