Sport Ndërkombëtar Futbollisti modern - që i mungonte repartit defanziv të katalunasve

ADN-ja e Barcelonës

Qendërmbrojtësi i Barcelonës

Opinion

Nuk është i jashtëzakonshëm në ajër.

Nuk është i fortë – as në duele 1-1.

Nuk e ka as shpejtësinë e dritës.

Por, ai ka diçka që rrallë gjindet.

Është e thjeshtë: Ai e ka ADN-në e Barcelonës. “Take the ball, pass the ball”.

Eric Garcia talks on his debut, teammates, and move to Barcelona | Barca  Universal
Eric Garcia

Eric Garcia zbarkoi si transfer i lirë në “Camp Nou”, por bëhet shumë i “shtrenjtë”.

Rikthimi në shtëpi – doli të jetë veprim i mençur – njëjtë sikur veprimet në fushën e gjelbër.

Qendërmbrojtësi spanjoll – ka pasur ulje dhe ngritje në këtë sezon, por së fundmi ka qenë fenomenal.

4 things that new arrival Eric Garcia will bring to Barcelona
Eric Garcia

Mënyra si avanson me top – të jep përshtypjen që është mesfushor.

Dy paraqitjet e tij të fundit ishin “art”.

Fillimisht – kundër Galatasarayt, pastaj kundër Real Madrid ai e dëshmoi se meriton minutazh me fanelën e Barçës.

Barcelona – duhet që gjithmonë ta ketë një lojtar intelegjent si ai – në repartin defanziv.

Barça : la durée de l'absence d'Eric Garcia dévoilée
Eric Garcia

Teksa, fakti që është vetëm 21 vjeçar jep shpresa që do të përmisohet akoma më shumë.

Së bashku me Araujon – janë tandemi i së ardhmes, pa as edhe një dyshim.

Njëri ka fuqi, tjetri mençuri.

Five talking points from Barcelona 1-1 Granada - Barca Blaugranes
Garcia dhe Araujo

Lavdatat e Pep Guardiolës për të dhe besimi nga Luis Enrique me “La Roja-n”, janë edhe dy dëshmi tjera që japin shpresë.

Ai është sinonim i futbollistit modern – që po i mungonte repartit defanziv të Barçës./Shqip.com