Rozë Ndërkombëtar

Adidas mund të mos vazhdojë partneritetin me Kanye West

Adidas thotë se po rishikon partneritetin e saj me Kanye West disa ditë pasi ai u shfaq me bluzën që shkruante “White Lives Matter” në javën e modës në Paris.

Kompania nuk e përmendi polemikën, por tha se “partneritetet e suksesshme janë të rrënjosura në respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta”.

Reperi dhe stilisti u përgjigj në Instagram, duke pretenduar se firma i “vjedhi” dizajnet e tij, postim ky që duket se është fshirë.

Adidas i tha BBC-së se kishte marrë vendimin për të vënë në shqyrtim partneritetin pas “përpjekjeve të përsëritura për të zgjidhur privatisht situatën”.

Një zëdhënës i kompanisë gjermane të veshjeve sportive tha gjithashtu se “partneriteti Adidas Yeezy është një nga bashkëpunimet më të suksesshme në historinë e industrisë sonë”.

Në fillim të kësaj jave, West u kritikua pasi prezantoi një koleksion që përfshinte bluza me sloganin “White Lives Matter”.

Fraza Black Lives Matter, e cila përfaqëson kundërshtimin ndaj racizmit dhe brutalitetit të policisë,

Partneriteti pothuajse dhjetëvjeçar midis Adidas dhe West ka qenë i tensionuar prej disa kohësh.

Në qendër të bashkëpunimit të tyre është një gamë shumë e njohur atletesh – të njohura si Yeezy – të cilat kushtojnë qindra dollarë.

/Shqip.com