Lajme

Aderim i ri në LDK

Aktivisti i shoqërisë civile, Visar Azemi ju është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i këtij subjekti e ka quajtur vlerë shkuarjen e Azemit në LDK.

“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik. Me profesionistë e njerëz të tillë, dhe të tjerë që do të na bashkohen në vijim, e ardhmja e LDK-së është e sigurt; e nga aty dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”, shkroi Abdixhiku.

Krahas mirëseardhjes, Abdixhiku tregoi edhe për përgatitjen profesionale të Azemit.

“Visari është inxhinier i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Sistemeve Elektroenergjetike. Ai ka vazhduar më pas studimet postdiplomike në Univeristy of Maryland Global Campus, në drejtimin e Menaxhimit Ndërkombëtar Financiar. Visari shërbeu dhe si ligjërues në lëndët e Algjebras dhe Shkencave Kompjuterike për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër baza të ndryshme ushtarake në botë”.

Azemi ka shërbyer si aktivist i shoqërisë civile për më shumë se dhjetë vite me fokus në sektorin energjetike.

/Shqip.com