Sport Shqiptar

Ademi e viziton futbollstin që pësoi arrest kardiak, shpreh gatishmërinë për t’i ndihmuar

Agim Ademi e viziton futbollistin

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar futbollistin e Vllaznisë së Pozheranit, Alban Rexhepi, i cili pësoi arrest kardiak – sot në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Ademi – përmes një postimi në Facebook, i ka uruar atij shërim të shpejtë, dhe thotë se i ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar.

“Fatmirësisht Albani tashmë është në gjendje të mirë, falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të QKUK-së.E urova për ta tejkaluar sa më parë këtë gjendje si dhe ia shpreha gatishmërinë për ndihmë në rast nevoje në të gjitha format. Urojmë që ai sa më parë të rikthehet pranë familjes, por edhe klubit dhe futbollit”, ka shkruar Ademi ndër të tjera.

Çka ndodhi sot?

Një moment aspak i lehtë ka ndodhur sot në Ligën e Parë.

KF Vllaznia Pozheran ka njoftuar, se futbollisti i kësaj skuadre, Alban Rexhepi ka pësuar arrest kardiak – gjatë ndeshjes ndaj Flamurartarit.

Rexhepi është dërguar për trajtim mjeskor, dhe të njëjtit i është vendsosur një stendë.

“Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari, sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetsim me shëndet gjat zhvillimit të pjesëlojes së dytë.
Pas vizites ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak.
Mjekët në qendrën klinike univerzitare intervenuan dhe vendosën një stendë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e dhënë nga klubi.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se “gjendja e tij – tashmë është stabile”.

Vllaznia gjendet në vendin e tetë të Ligës së Parë, Grupi B.

Gjashtë fitore, shtatë barazime dhe 11-të humbje janë rezultatet që ky ekip ka regjistruar në këtë sezon. /Shqip.com