Sport Shqiptar

Ademi: Andi Zeqiri na tha “po, po, po” – pastaj na tha “jo”

Agim Ademi

Në ndeshjen e sontme, Zvicer – Kosovë, për pak minuta u paraqit edhe Andi Zeqiri, i cili kishte refuzuar të luante për Dardanët.

E, lidhur me këtë ka folur edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Normalisht m’ka met hatri sepse nuk nevojë askush të thotë ‘po, po, po’ deri në momentin e fundit dhe pastaj të thotë ‘jo’. Unë i dua gjërat të jenë burrërore. Të jenë të drejta dhe të sinqerta”, tha për Klan Kosovën.

Teksa, po ashtu shtoi se “dhe nëse ka diçka që mua nuk më përshtatet në raport me mua, në raport me ekipin nacional dhe të gjitha, dua të jetë e drejtë dhe e sinqertë. Pra, ky [Andi Zeqiri] nuk ka bërë mirë që na ka çuar deri në atë pozicion dhe faktikisht nuk kam ndonjë koment më shumë për të”, tha Ademi.

Sa i përket takimit, ai përfundoi me rezultat ta barabartë 1-1.

Golin për Kosovën e reaizoi Milot Rashica.

Deri më tannin – nën urdhërat e Alain Giresse, Dardanët kanë regjistruar një fitore dhe një barazim.