Lajme

Adem Salihaj i jep fund angazhimit në LDK

Ish-kryetari i Komunës së Ferizaj, Adem Salihaj i ka dhënë n fund angazhimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social në Facebook, kjo është bërë e ditur nga vetë Salihaj.

Ai ka thënë se 18 vjet ka qenë në krye të LDK-së dega në Ferizaj.

“Të dashur veprimtarë, sot kemi ardhur në një moment kur unë dua ta përfundoj periudhën e angazhimit partiak dhe të marrin përgjegjësi gjeneratat e reja, ta vazhdojnë punën dhe aktivitetin në LDK. Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova. Unë dëshiroj që, tash e tutje, t’i përkushtohem familjes dhe  shkrimeve”, thuhet në shkrimin e tij.

Sigurisht, ka edhe shumë ngjarje e procese, që mund të përshkruhen, por ato do t’i bëj në ndonjë rast tjetër, ka shtuar më tutje Salihaj

/Shqip.com