Kulturë

Adelina Ismaili: Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova

Adelina Ismaili ka shkëlqyer në përformancën e saj në Fest 62, duke ngritur peshë të gjithë sallën me këngën tashmë të mirënjohur “Zemrën nuk ta fal”.

Energji, vokal shpërthyes, emocione, mund të përkufizohet e gjithë performanca e saj fantastike, e cila u shoqërua duke kënduar edhe nga spektatorët në sallën e mbushur plot në Pallatin e Kongreseve.

Edhe vetë artistja, pas përfundimit të performancës, mes mallëngjimit u shpreh se ishte shumë e emocionuar.

“Nuk mund t’i përshkuaj emocionet që po ndjej. Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova, sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë”, tha Ismaili.  

/Shqip.com