Adelina Ismaili ‘arratiset’, nuk paraqitet në seancën e Sekiraqës

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, së bashku me motrat sërish është ftuar në gjykim për Enver Sekiraqën.
Për shkak të mospjesëmarrjes, thuhet se ato janë larguar nga Kosova.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, të cilën e ka bërë bashkëshorti i këngëtares.
Ai ka shpërndarë një fotografi me Adelinën, duke etiketuar Zvicrën në mbishkrim të imazhit.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të lëshojë urdhëresë për sjelljen e tyre në seancë me anë të policisë.
Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen./SHQIP.com