Rozë Ndërkombëtar

Adele rikthehet pas 6 viteve me “Easy on me”

Këngëtarja, Adel

Artistja me famë botërore, Adele tashmë është rikthyer pas 6 viteve pauzë që kishte në muzikë.

Ajo ka publikuar këngën “Easy on me” pas mesnate. Kjo këngë është pjesë e albumit “30” që do të publikohet muajin e ardhshëm.

Ky do të jetë vazhdimi i saj për albumet masivisht të suksesshme si: “19”, “21” dhe “25”, shkruan BBC.

“Easy On Me” është një këngë, në të cilën Adele shpjegon vendimin e saj për t’u larguar nga martesa e saj në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj për mirëkuptim.

“Unë ndryshova atë që isha për t’ju vënë ju të dyve në radhë të parë”, këndon ajo, “por tani unë heq dorë”.

Ylli ka thënë se albumi është incizuar për të ndihmuar djalin e saj nëntë vjeçar të kuptojë divorcin e tyre vitin e ardhshëm.

“Doja t’i shpjegoja atij përmes këtij rekordi, kur ai të jetë në të 20-at ose 30-at e tij, kush jam unë dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të çmontoj gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime”, tha ajo për revistën ‘Vogue’.

“Kjo e bëri atë vërtet të pakënaqur ndonjëherë. Dhe kjo është një plagë e vërtetë për mua që nuk e di nëse do të jem ndonjëherë në gjendje ta shëroj”, shtoi ajo.

Në klipin e këngës, regjisori Xavier Dolan zgjedh këtë moment për të kaluar nga bardh e zi në ngjyrë të plotë – duke e bërë të qartë se ky është tingulli i një gruaje që ka shkatërruar të gjithë botën e saj, duke kuptuar se ajo nuk ka pse të ndihet fajtore për ta vënë veten e para.

Ende pa i bërë 13 orë nga publikimi, kënga ka arritur të kap hiq më pak se 22 milionë shikime në ‘Youtube’./SHQIP.com