Rozë Ndërkombëtar

Adele nuk lejon të pavaksinuarit të marrin pjesë në koncertin e saj

Adele

Derisa COVID-19 po vazhdon të zgjerohet përmes variantit të ri, Omicron, fansat e Adele as që dëshirojnë t’ia dijnë për këtë gjë.

Një shumicë prej tyre thuhet që mezi po presin të shkojnë në koncertin e këngëtares, që do të mbahet në Las Vegas, shkruan Mirror.

Por, për shkak të pandemisë, Adele ka vendosur që të mos i lejojë personat e pavaksinuar të hyjnë në koncertin e saj.

Adele

“Të dyja, vaksina dhe testi negativ brenda 48 orëve duhet t’i keni për të hyrë në event”, thuhej në një deklaratë në Ticketmaster.

Tutje ajo thoshte se: “Që të dyja dokumentet duhet të jenë në mënyrë fizike, ose edhe në telefon”.

Jo vetëm Adele, por edhe artistë të tjerë janë duke e bërë të njëjtin veprim.

Dua Lipa në anën tjetër ka zgjedhur që të shtyjë koncertin e saj për në pranverë të vitit 2022./SHQIP.com