Sport Ndërkombëtar Paragjykimet nuk e ndalën

Adebayo Akinfenwa i jep fund futbollit

Adebayo Akinfenwa

Në situata ta zakonshme, futbollistët njihen si “persona që kanë fizik të mirë”.

Por, rasti i Adebayo Akinfenwa ishte komplet ndryshe.

Ani pse pati probleme me mbipeshë, ai nuk u ndal së ëndërruari asnjëherë për tu bërë futbollist.

Sot, Akinfenëa e mbylli karrierën e tij 22 vjeçare – gjatë të cilës shënoi mbi 200 gola.

Sulmuesi i Wycombe Wanderes – u përshëndet me fushën e gjelbër si kampion i vërtetë, ani pse nuk ka shumë trofe në CV.

Fakti që ai ai doli të bëhet i njohur në gjithë botën – u bë motiv për shumë fëmijë që kishin probleme me mbipeshë, por e dashuronin futbollin.

Shtatgjati ka djersitur fanelën e shumë skuadrave gjatë karrirës si :Gillingham, Sëansea City, Millëall e shumë të tjera.
Ai u tërhoq nga fusha e gjelbër – në moshën 40 vjeçare. /Shqip.com