Sport Ndërkombëtar

AC Milan bën ofertë zyrtare për De Ketelaere

Charles de Ketelaere

Pioli vazhdon të insitojë në talentin e mesfushës.

AC Milan janë tani në kryesim të garës për Charles de Ketelaere.

Klubi italian ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin, raporton Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio.

Kampioni i Serisë A ka ofruar 20 milionë euro si provë fillëstare për klubin belg.

Shifër kjo që mund të rritet në vazhdim, pasi Leeds United ka disa javë që ka kontaktuar me Brugen.

Club Brugge kishte vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për 21-vjeçarin, kontrata e të cilit nuk do të skadojë deri në vitin 2024.

Milan mendon se tarifa është paksa shumë e lartë dhe po punon për të gjetur një kompromis, me trajnerin Stefano Pioli si një admirues i zjarrtë i lojtarit.

De Ketelaere vs Marquinhos (Club Brugge – PSG)

Megjithatë, marrë parasysh tregun e sotëm dhe numrat që lojtari ka këtë edicion – mund ta arsyetojnë një çmim të tillë.

Ai ka 14 gola dhe shtatë asistime në 33 paraqitje në sezonin paraprak në Jupiler Pro League, një kontribut ky që tregon më së miri vlerën e majtakut dhe rolin që ai mund të marrë nëse arrin të shndërrohet në ‘rossoneri’.

Mesfushori shtatlartë ka bërë po ashtu edhe gjashtë ndeshje me kombëtaren e Belgjikës, me ç’rast rrjetën e ka gjetur një herë. /Shqip.com