Teknologji

Abonentët e Prime, mund të kenë në shërbim telefonatat falas

Amazon është në diskutime me kompani të shumta telefonike me bazë në SHBA për ofrimin e ofertës prej 10 dollarëve në muaj apo edhe shërbimet telefonike falas për klientët Prime.

Kompania thuhet se po negocion me operatorët Verizon, AT&T dhe T-Mobile dhe Dish Netëork, megjithëse duket sikur bisedimet me AT&T kanë dështuar javët e fundit.

Ka të ngjarë të kalojë pak kohë përpara se të shihni një ofertë të tillë – nëse arrihet fare një marrëveshje.

Bloomberg shkruan se bisedimet kanë qenë duke u zhvilluar për rreth gjashtë deri në tetë javë.

Duke pasur parasysh se sa të shtrenjta mund të bëhen planet celulare, veçanërisht në SHBA, kjo mund të jetë një ofertë potencialisht interesante për klientët e Amazon.

Nuk dihet nëse kompania që ka shumë abonentë edhe jashtë Amerikës, do të ofroj këtë lloj shërbimi.

/Shqip.com