Abnor Muja ka filluar përgatitjet me Antwerpin
Publikuar:
(10.08.2022 22:18:45)

Arbnor Muja ka filluar stërvijet me klubin e ri, Royal Antwerp.
Sulmuesi nga Kosova duket se po e shijon transferimin e tij në Belgjikë – dhe është parë i buzëqeshur në stërvitje.

Por, ende nuk dihet se kur do të debutojë në kampionat.
Muja – njihet për shpejtesinë e madhe dhe aftësitë dribluese.
Sipas disa raportimeve jo-zyrtare, shuma që ka arkëtuar Drita nga shitja e tij – ka qenë 400 mijë euro.
Ai është “prodhim” i Trepçës 89, skuadër me të cilën luajti për herë të parë në Superligën e Kosovës./Shqip.com