Lajme

AKB propozon heqjen e akcizës në sektorin e derivateve të naftës, si model Maqedonia, Sllovenia dhe Gjermania

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësuar angazhimin e bizneseve në sektorin e derivateve të naftës për furnizim të rregullt të tregut në Kosovë.

Por, kjo organizatë thekson se është për t’u habitur me qëndrimin e qeverisë për kërkesë të vazhdueshme për uljen e marzhës së fitimit të operatorëve ekonomikë, pa dhënë asnjë alternativë lehtësuese.

Përmes një postimi në Facebook, AKB propozon heqjen e akcizës në derivate, si model përmend disa shtete siç është Maqedonia, Sllovenia, Gjermania, të cilat hoqën përkohësisht akcizën. Së fundi dhe Hungaria ndërmori këtë hap dhe sot një litër naftë kushton 480 furinta apo 1.22 eu/litër.

“Si model muaj më parë disa shtete siç është Maqedoni Sllovenia, Gjermani hiqen përkohësisht akcizën dhe se fundi Hungaria ku sot një litër naftë kushton 480 furinta apo 1.22 eu/litër”, thuhet në postimin e AKB-së.

Sipas AKB-së, përcaktimin e marzhës në Kosovë nga qeveria është antikushtetues por bizneset e Kosovës janë të gatshëm të bëjnë kompromise për të mirën e konsumatorëve por jo të krijojnë humbje vetes.

AKB propozon që qeveria të heq akcizën përkohësisht deri në fund të verës.

“AKB propozon që qeveria të heq akcizën përkohësisht deri në fund të verës pasi kjo kompensohet nga rritja e bazës së çmimit të derivateve të importuars nga dogana dhe TVSH”.

Tutje, AKB shton se bizneset të ulin marzhën e fitimi në 2% më shumica, e 10% me pakicë në mënyrë që të  lehtë më lehtë  krizën aktuale./Shqip.com