Kulturë

Video: “Abeja” – heroi historik po përjetësohet nga skulptori Gëzim Muriqi

Një ndër figurat historike të Kosovës, por jo vetëm, Bekim Berisha po përjetësohet mjeshtërisht nga skulptori Gëzim Muriqi.

Berisha ishte një ushtar  i Kosovës i njohur si “Abeja”, ai shërbeu edhe në Ushtrinë Kroate dhe në Bosnjë.

Projekti erdhi pas një konkursi të propozuar nga Kuvendi Komual i Pejës, në të cilin Muriqi u zgjodh fitues.

Përgatitja apo modelimi i skulpturës së “Abesë”, sipas Gëzim Muriqit, ka zgjatur rreth një muaj.

Skulpturat janë të dimensioneve prej tri metrave secila.

Po ashtu ky konsiderohet si Kompleksi memorial më i kushtuar në Kosovë, me vlerë prej 260 mijë eurove.

Kompleksi Memorial pritet të ekspozohet para publikut brenda vitit kalendarik, në ditën e Çlirimit të Pejës vitin e ardhshëm.