Sport Shqiptar

Abedini: E kam pritur këtë ditë dhe jam shumë i lumtur

Futbollisti i ri i Kosovës, Eris Abedini është i lumtur që pati mundësinë të luajë edhe në Përfaqësuesen A të Kosovës.

Ai pret të ftohet edhe në të ardhmen.

“E kam pritur këtë ditë dhe jam shumë i lumtur për këtë ndeshje. Shpresoj që edhe në të ardhmen të jem pjesë e Kosovës. Shpresoj të luaj fillimisht shumë në klubin tim e më pas të kem rastin të luaj edhe për Kosovën. Në Spanjë kisha një vit kontratë, por pata një lëndim në gju dhe më pas nuk deshëm të vazhdojmë. U ktheva në Zvicër për të rikthyer karrierën”, ka thënë Abedini.

Kosova sonte barazoi me Armeninë 2:2. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Shqip.com