Lajme

Abdullahu për sharjen e Tahirit në Kuvend: Krejtësisht normale, është opozitarizëm

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu

Faton Abdullahu, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar gjuhës fyese që ka përdorur bashkëpartiaku i tij, Abelard Tahiri.

Abdullahu ka thënë se ajo çka ndodhi dje në seancë është krejtësisht normale, pasi sipas tij, mund të ketë këso reagime kur bëhet opozitarizëm.

“Ne po bëjmë opozitarizëm aktiv. Ne po mundohemi që në cdo aspekt këtë qeveri ta mbajmë poërgjegjëse për azhvillime të ndryshe, është përgjegjësia jonë opozitare, familjare atdhetare që ti bëjmë presion kësaj opozite, që të shprehim paknaqësinë tonë, që kur duhet ta bëjmë edhe demaskimin e zhvillimeve më të ndryshëm, dhe krahas kësaj ta ofrojmë alternativën politike për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdullahu në emisionin “dPt te Fidani” në T7.

“Ajo cka ndodhi në Parlament është krejt normale dhe duhet të priten reagime të ngjashme në kuptimin opozitar, në kuptimin e demaskimit se cka po bëhet. Pra asgjë nuk kishte të jashtëzakonshme dje, është opozitarizëm që qytetarët e Kosovës tash e tutje duhet të mësohen”, tha Abdullahu.

Ai gjithashtu ka thënë se PDK-ja dje në seancë, as nuk gjuajti me gaz, e as nuk ofendoi.

“Përmbajtja e krej asaj cka është bërë në Kuvend, nuk është një e shamë, është një përpjekje për të treguar se cfarë po bën qeveria, që nuk duhet të bëjë. Jo një e shamë, që në fundja ke nën dhëmbë, për cka edhe kërkoi falje zotëri Tahiri. Ai është shumë aktiv në opozitarizimin e tij në Kuvend, ne nuk gjujtëm me gaz, nuk bëm sharje nga më të ndryshme , ofendime si: Kriminel, që ta qon mallin e asaj tepsisë”, tha Abdullahu.

Ndryshe, Abelard Tahiri, është dëgjuar duke i sharë deputetët e pozitës pasi mikrofoni i tij ishte i ndezur por që s’ishte lejuar të flas nga zhurma e deputetëve të VV-së.

Pas sharjes, deputeti Tahiri ka kërkuar falje.